Shërbimet

Çfarë bëjmë

Ndërtojmë faqe interneti, dyqane online, aplikacione mobile dhe softuer sipas porosisë, krijojmë identitete vizuale dhe përmirësojmë praninë tuaj në Google.

01
Shërbimi kryesor

Dizajn dhe zhvillim faqesh interneti

Ndërtojmë faqe interneti për biznese, profesionistë dhe organizata: faqe prezantimi, portofola punësh dhe katalogë produktesh. Çdo faqe ka një dizajn të veçantë, përshtatet për telefon dhe ka një strukturë që Google e kupton dhe vizitorët e përdorin lehtë.

  • Dizajn i veçantë për biznesin tuaj
  • Përshtatje për telefon, tablet dhe kompjuter
  • Formular kontakti, hartë dhe lidhje me WhatsApp
  • Përmbajtje në shqip, anglisht dhe italisht
  • Trajnim për përditësimin e faqes

Shihni shërbimin e krijimit të faqeve

Nisni një projekt
02

Dyqan online

Ndërtojmë dyqane online, nga një dyqan me 20 produkte deri te një katalog me mijëra artikuj. Integrojmë pagesat me kartë, pagesën në dorëzim dhe llogaritjen e kostos së transportit, me një panel të thjeshtë administrimi.

  • Zgjidhje sipas nevojave të dyqanit
  • Pagesa me kartë dhe në dorëzim
  • Menaxhim i stokut dhe porosive
  • Kupona, oferta dhe njoftime me email

Shihni shërbimin e dyqaneve online

Nisni një projekt
03

Zhvillim aplikacionesh mobile

Ndërtojmë aplikacione mobile për klientët ose për ekipin tuaj: rezervime, porosi, llogari përdoruesish, njoftime dhe lidhje me sistemet që përdorni. Nisemi nga funksionet që i duhen përdoruesit dhe planifikojmë publikimin në App Store dhe Google Play.

  • Aplikacione për iOS dhe Android
  • Dizajn i ndërfaqes dhe përvojës së përdoruesit
  • Llogari përdoruesish, njoftime dhe pagesa
  • Lidhje me faqen ose sistemet ekzistuese
  • Publikim në App Store dhe Google Play
Nisni një projekt
04

Zhvillim softuerësh sipas porosisë

Kur programet e gatshme nuk i përshtaten mënyrës si punoni, ndërtojmë softuer sipas porosisë: sisteme për menaxhimin e klientëve, rezervimeve, stokut ose porosive, panele raportimi dhe portale për klientët. E lidhim sistemin me mjetet që përdorni tashmë dhe e ndërtojmë që të rritet bashkë me biznesin.

  • Aplikacione web dhe sisteme të brendshme
  • Panele administrimi dhe raportimi
  • Integrime me sisteme dhe shërbime të tjera
  • Mirëmbajtje dhe zhvillim i mëtejshëm
Nisni një projekt
05

Identitet vizual dhe logo

Një logo e mirë është vetëm fillimi. Krijojmë identitetin vizual të biznesit tuaj: logon në formatet e nevojshme, paletën e ngjyrave, tipografinë, kartëvizitat dhe udhëzuesin e përdorimit.

  • Logo dhe variante të saj
  • Paletë ngjyrash dhe tipografi
  • Materiale të identitetit vizual
  • Udhëzues i shkurtër dhe praktik për markën
Nisni një projekt
06

SEO dhe Google

Përmirësojmë anën teknike dhe strukturën e faqes, si dhe profilin e biznesit në Google, që klientët t’ju gjejnë në kërkimet lokale, si “avokat në Tiranë” ose “makina me qira në Vlorë”. Merrni raporte mujore të qarta, pa terma të panevojshëm teknikë.

  • Kontroll teknik dhe rregullime
  • Analizë e fjalëve kyçe dhe optimizim i faqeve
  • Profili i biznesit në Google
  • Raporte mujore të kuptueshme
Nisni një projekt

Pyetje që na bëni shpesh

Sa kohë duhet për të ndërtuar një faqe interneti?

Një faqe prezantimi zakonisht kërkon 2–4 javë pasi të kemi marrë tekstet, fotot dhe logon. Një dyqan online kërkon 4–8 javë. Afatet i përcaktojmë që në fillim.

Sa kushton?

Çmimi varet nga numri i faqeve, funksionet dhe nevoja për identitet vizual. Pas një bisede të shkurtër ju dërgojmë një ofertë me çmim fiks. Në blog gjeni edhe artikullin tonë për kostot e faqeve të internetit në Shqipëri.

A mund ta përditësoj vetë faqen?

Po. Faqen e ndërtojmë që të mund të ndryshoni vetë tekstet, fotot dhe produktet. Ju trajnojmë dhe ju japim një udhëzues të shkurtër me video.

A keni klientë jashtë Shqipërisë?

Po. Kemi ndërtuar faqe për klientë në Itali dhe për biznese shqiptare që shesin jashtë vendit. Punojmë në shqip, anglisht dhe italisht.

Çfarë ndodh pas publikimit?

Ju tregojmë si ta përditësoni faqen vetë. Nëse më vonë ju duhen ndryshime ose përmirësime teknike, mund të na kontaktoni për mirëmbajtje.

Le të flasim

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.