Dyqan online

Krijim dyqani online për biznese në Shqipëri

Një dyqan ku klienti gjen produktin, e porosit dhe paguan pa ju telefonuar. E planifikojmë sipas produkteve, pagesave dhe mënyrës si i dërgoni porositë.

Katalog apo dyqan me porosi?

Disa biznese kanë nevojë për një katalog ku klienti shikon produktet dhe kërkon ofertë. Të tjerë kanë nevojë për një dyqan ku klienti zgjedh produktin, paguan dhe e merr në shtëpi. Përpara dizajnit përcaktojmë cili model ju përshtatet, sipas numrit të produkteve, çmimeve dhe mënyrës si i dërgoni porositë. Dallimin mes dy modeleve e shpjegojmë te udhëzuesi për hapjen e një dyqani online.

Çfarë ndërtojmë

  • Katalogun dhe faqet e produkteve: kategoritë, fotot, përshkrimet dhe karakteristikat që klienti duhet të krahasojë, nga një dyqan me 20 produkte deri te një katalog me mijëra artikuj.
  • Shportën dhe porosinë: pagesë me kartë, pagesë në dorëzim ose të dyja, me koston e transportit të llogaritur sipas rregullave tuaja.
  • Panelin e administrimit: shtoni produkte, ndryshoni çmimet, ndiqni stokun dhe porositë pa ndihmë teknike.
  • Kupona, oferta dhe njoftime me email për klientin dhe për ju sa herë vjen një porosi.
  • Pamje për telefon, tablet dhe kompjuter, që porosia të jetë e lehtë në çdo pajisje.

Pagesat me kartë dhe transporti

Për pagesat me kartë, biznesi bën marrëveshjen me një bankë ose me një institucion pagesash të licencuar. Ne e lidhim dyqanin me shërbimin që zgjidhni dhe e provojmë pagesën përpara hapjes. Cilat mundësi ekzistojnë në Shqipëri dhe çfarë t’u kërkoni ofruesve e gjeni te udhëzuesi i pagesave me kartë.

Rregullat e transportit dhe të kthimeve i përcaktoni ju: zonat, kostot, afatet dhe çfarë ndodh kur klienti e kthen produktin. Ne i vendosim në dyqan, në shportë dhe në faqet e kushteve, që klienti t’i shohë përpara se të paguajë.

Produktet, fotot dhe Instagrami

Lista e produkteve është zakonisht pjesa më e madhe e përgatitjes: emrat, çmimet, përshkrimet, variantet dhe fotot. Në ofertë përcaktojmë kush i përgatit dhe në çfarë formati. Si të bëni foto të qarta me telefon dhe si t’i përgatitni për dyqanin, e shpjegojmë te udhëzuesi i fotove të produkteve.

Nëse shisni tashmë në Instagram, dyqani mban katalogun, stokun dhe porositë, ndërsa Instagrami i sjell klientët te produkti. Si t’i lidhni të dyja, e tregojmë te pjesa për Instagramin e udhëzuesit të dyqanit.

Si zhvillohet projekti

  1. Përcaktojmë kërkesën. Modeli i shitjes, numri i produkteve, pagesat, transporti dhe gjuhët.
  2. Miratojmë strukturën dhe ofertën. Kategoritë, funksionet, materialet, rishikimet dhe afati.
  3. Dizajnojmë dhe ndërtojmë. Shtojmë produktet e para dhe kontrollojmë pamjet me ju.
  4. Provojmë dhe publikojmë. Bëjmë porosi provë nga fillimi në fund: pagesa, emaili i konfirmimit dhe porosia në panel. Pastaj ju tregojmë si të menaxhoni produktet dhe porositë.

Sa kushton dhe sa kohë kërkon?

Oferta varet nga numri i produkteve, mënyrat e pagesës, transporti, gjuhët dhe lidhjet me sisteme të tjera. Një dyqan online zakonisht kërkon 4 deri në 8 javë pasi të jenë gati produktet dhe fotot. Lexoni si llogaritet kostoja e një faqeje interneti përpara se të krahasoni ofertat.

Keni tashmë një dyqan?

Mund ta përmirësojmë dyqanin ekzistues ose ta lidhim me pagesat me kartë. Nëse ndryshojnë adresat e faqeve, planifikojmë ridrejtimet, që faqet e produkteve që klientët dhe Google i njohin të vazhdojnë të hapen. Për rregullime të vazhdueshme, shihni shërbimin e mirëmbajtjes.

Çfarë të dërgoni për një ofertë të dobishme

Çfarë shisni dhe sa produkte keni, si paguajnë klientët sot, ku i dërgoni porositë, adresën e dyqanit ose të profilit në Instagram nëse keni, dhe afatin e synuar. Disa shembuj produktesh me foto dhe çmim na ndihmojnë ta vlerësojmë punën më saktë.

Dyqane që kemi ndërtuar

Dyqane online për telefona, pajisje elektronike dhe aksesorë, me kategori të qarta dhe produktet kryesore në plan të parë.

Le të flasim

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.