Dizajn dhe zhvillim web

Krijim faqesh interneti për biznese në Shqipëri

Një faqe që shpjegon çfarë ofroni, tregon punën tuaj dhe e bën të lehtë kontaktin. E planifikojmë sipas shërbimeve dhe klientëve të biznesit tuaj.

Çfarë lloj faqeje i duhet biznesit tuaj?

Ndërtimi i një website-i nis nga ajo që duhet të bëjë vizitori: të kërkojë një ofertë, të rezervojë, të gjejë një produkt ose të lexojë në gjuhën e vet. Përpara dizajnit, përcaktojmë cilit rast i përket biznesi juaj; shpesh është një kombinim i disa rasteve.

Kompani shërbimesh

Për ndërtim, rinovim, konsulencë, shërbime ligjore ose teknike, klienti duhet të kuptojë shpejt çfarë bëni, në cilën zonë punoni dhe si kërkohet një ofertë. Zakonisht planifikojmë një faqe për çdo shërbim kryesor, punimet ose projektet e përfunduara dhe një formular të shkurtër kërkese, me telefonin dhe WhatsApp-in pranë tij. Si t’i shmangni gabimet që i largojnë klientët, e shpjegojmë te udhëzuesi i formularit të kontaktit.

Biznese me rezervime

Sallonet, klinikat, studiot dhe bizneset që japin me qira makina ose apartamente kanë nevojë që klienti të shohë shërbimet, kohëzgjatjen, çmimin nëse e publikoni, dhe mënyrën e rezervimit. Sipas mënyrës si punoni, faqja mund të ketë një formular kërkese për takim ose një lidhje me platformën e rezervimeve që përdorni tashmë. Kur ju duhet një sistem më vete, e planifikojmë si softuer sipas porosisë ose si aplikacion mobile. Krahasimin e mundësive e gjeni te udhëzuesi i rezervimeve online. Për bujtinat dhe agroturizmet, shihni udhëzuesin për faqet e bujtinave; për palestrat, faqen e një palestre.

Katalog produktesh

Kur shisni produkte me karakteristika të veçanta, si materiale, pajisje ose mobilie, vizitori duhet t’i gjejë sipas kategorisë, t’i krahasojë dhe të kërkojë ofertë ose disponueshmëri. Planifikojmë kategoritë, faqet e produkteve me fotografi dhe karakteristika, si dhe kërkesën për ofertë nga faqja e produktit. Nëse ju duhen pagesa, stok dhe porosi online, shihni shërbimin për dyqane online; i përcaktojmë këto funksione përpara dizajnit, sepse ndryshojnë punën dhe buxhetin. Për fotot, shihni udhëzuesin e fotove të produkteve.

Faqe në disa gjuhë

Kur u drejtoheni turistëve, bashkatdhetarëve ose klientëve jashtë vendit, çdo gjuhë duhet të jetë një version i plotë i faqes, jo vetëm një menu e përkthyer. Ndërtojmë faqe në shqip, anglisht dhe italisht: secila faqe ka adresën e vet për çdo gjuhë, ndërrimi i gjuhës të çon te e njëjta faqe në gjuhën tjetër dhe lidhjet hreflang i tregojnë Google-it cili version i përket cilës gjuhë. Në ofertë përcaktojmë kush i përgatit dhe kush i kontrollon përkthimet, si dhe si mbahen të përditësuara. Cilat faqe të përktheni së pari, e shpjegojmë te faqja në dy gjuhë.

Çfarë përcaktojmë në ofertë

  • Faqet dhe përmbajtja: cilat shërbime do të prezantohen, kush përgatit tekstet dhe fotografitë, dhe cilat gjuhë duhen.
  • Dizajni: pamjet për telefon dhe kompjuter, struktura e menusë dhe hapat drejt kontaktit.
  • Funksionet: formulari i kontaktit, katalogu, kërkesat për rezervim ose lidhjet me sisteme të tjera, sipas projektit.
  • Publikimi: domeni, hostimi, HTTPS, kontrolli i lidhjeve dhe provat e formularëve.
  • Dorëzimi: akseset, mënyra e përditësimit të përmbajtjes dhe çfarë përfshin mbështetja pas publikimit.

Si zhvillohet projekti

  1. Përcaktojmë kërkesën. Na tregoni çfarë shisni, kujt i drejtoheni dhe çfarë duhet të bëjë vizitori në faqe.
  2. Miratojmë strukturën dhe ofertën. Qartësojmë faqet, funksionet, materialet, rishikimet dhe afatin.
  3. Dizajnojmë dhe ndërtojmë. Kontrollojmë përmbajtjen dhe pamjet me ju përpara publikimit.
  4. Provojmë dhe publikojmë. Testojmë faqen në telefon, lidhjet dhe dërgimin e formularit; pastaj bëjmë dorëzimin e dakordësuar.

Sa kushton dhe sa kohë kërkon?

Oferta varet nga puna konkrete. Një faqe me materiale të gatshme ka kërkesa të ndryshme nga një katalog në dy gjuhë ose një sistem rezervimesh. Afati përcaktohet pasi të kemi strukturën dhe të dimë kur do të jenë gati materialet.

Lexoni si llogaritet kostoja e një faqeje interneti dhe çfarë të kontrolloni te hostimi përpara se të krahasoni ofertat.

Çfarë përfshin përgatitja për Google?

Planifikojmë tituj të qartë, përmbajtje të lexueshme, lidhje mes faqeve dhe strukturën teknike që ndihmon zbulimin e tyre. Për SEO të vazhdueshme, analizë kërkimesh dhe përmirësim përmbajtjeje, shihni shërbimin SEO. Pozicioni në Google nuk është një rezultat që mund të premtohet nga ndërtimi i faqes.

A mund të përdorim faqen ose domenin që keni?

Po, fillimisht shqyrtojmë çfarë mund të ruhet. Nëse ndryshojnë adresat e faqeve ekzistuese, planifikojmë ridrejtimet drejt përmbajtjes përkatëse. Sqarojmë aksesin te domeni dhe hostimi përpara se të ndryshojmë ndonjë shërbim.

Çfarë të dërgoni për një ofertë të dobishme

Emrin e biznesit, shërbimet kryesore, adresën e faqes ekzistuese nëse keni një të tillë, gjuhët e nevojshme dhe funksionet që dëshironi. Shtoni logon, disa fotografi dhe afatin e synuar. Udhëzuesi për krijimin e një faqeje web ju ndihmon ta përgatisni këtë përmbledhje.

Shembuj nga puna jonë

Një studio ligjore, një biznes produktesh dhe një portofol krijues kanë nevoja të ndryshme. Shihni si i kemi paraqitur në projektet tona.

Le të flasim

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.