Mirëmbajtje faqesh

Mirëmbajtje faqesh interneti për biznese

Faqja juaj duhet të hapet, të dërgojë formularët dhe të tregojë informacionin e saktë edhe pas publikimit. Kujdesemi për përditësimet, rregullimet dhe ndryshimet që ju duhen.

Kur ju duhet mirëmbajtje

  • Faqja ose sistemi mbi të cilin është ndërtuar nuk është përditësuar prej kohësh.
  • Formulari i kontaktit nuk dërgon mesazhe, ose mesazhet shkojnë te spam.
  • Faqja hapet ngadalë në telefon, ose disa pjesë nuk shfaqen si duhet.
  • Duhet të ndryshoni çmime, shërbime, foto ose të shtoni një faqe të re, por nuk keni kohë ta bëni vetë.
  • Nuk e dini me siguri kush ka aksesin te domeni, hostimi dhe paneli i faqes.

Çfarë përfshin

  • Përditësime të faqes: përmbajtja, sistemi dhe shtesat. Përpara se të nisim, biem dakord si bëhen përditësimet pa rrezikuar faqen.
  • Rregullime teknike: lidhje që nuk hapen, formularë, gabime në pamje dhe probleme pas ndryshimeve të hostimit.
  • Optimizim i shpejtësisë: fotot, skedarët dhe pjesët që e ngadalësojnë faqen në celular.
  • Ndryshime sipas nevojës: tekste, çmime, faqe të reja ose seksione të reja, sipas asaj për të cilën biem dakord.

Në marrëveshje përcaktojmë edhe kopjet rezervë: kush i bën, ku ruhen dhe si provohet rikthimi. Pse kjo ka rëndësi e shpjegojmë te udhëzuesi i mirëmbajtjes.

Faqe të ndërtuara nga të tjerë

Nuk ka rëndësi nëse faqen e kemi ndërtuar ne apo dikush tjetër. Fillojmë me një shqyrtim: si është ndërtuar faqja, ku është hostuar, kush ka aksesin te domeni dhe hostimi, dhe a ka kopje rezervë. Pastaj ju tregojmë çfarë mund të marrim përsipër dhe çfarë duhet rregulluar së pari. Shpesh faqja mund të përmirësohet pa u rindërtuar nga e para.

Si funksionon

  1. Na dërgoni adresën e faqes dhe çfarë ju duhet: rregullim i një problemi, ndryshime të rregullta ose të dyja.
  2. Shqyrtojmë faqen dhe aksesin. Ju tregojmë çfarë gjetëm dhe çfarë rekomandojmë.
  3. Biem dakord për detyrat. Çfarë përfshihet, sa shpesh kontrollojmë faqen dhe si na dërgoni kërkesat.
  4. Nisim punën sipas detyrave të dakorduara.

Si llogaritet kostoja

Kostoja varet nga sa shpesh ndryshon faqja, sa e ndërlikuar është dhe çfarë përfshihet në mirëmbajtje. Ofertën e japim pasi të shqyrtojmë faqen. Çfarë duhet të përcaktojë një marrëveshje e mirë mirëmbajtjeje, e shpjegojmë te udhëzuesi i mirëmbajtjes.

Kur faqja nuk punon

Na dërgoni adresën e faqes, çfarë nuk funksionon, në cilën pajisje dhe në cilin shfletues, dhe hapat që e shkaktojnë problemin. Një foto e ekranit ndihmon. Listën e plotë e gjeni te udhëzuesi i mirëmbajtjes.

Udhëzues që ju ndihmojnë

Le të flasim

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.