Rreth nesh

Studio për faqe interneti në Tiranë

MarketingOn dizajnon dhe ndërton faqe interneti, dyqane online, aplikacione mobile dhe softuer sipas porosisë për biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Çfarë bëjmë

Puna jonë kryesore janë faqet e internetit për biznese: faqe prezantimi, katalogë produktesh dhe faqe në disa gjuhë. Ndërtojmë edhe dyqane online, aplikacione mobile dhe softuer sipas porosisë, krijojmë identitete vizuale dhe i ndihmojmë bizneset të gjenden në Google. Pas publikimit kujdesemi për mirëmbajtjen e faqes.

Shihni shërbimin e krijimit të faqeve ose të gjitha shërbimet.

Për kë punojmë

Deri tani kemi ndërtuar 39 faqe interneti për studio ligjore, kompani ndërtimi, biznese makinash me qira, dyqane, media, agjenci udhëtimesh dhe profesionistë, në Shqipëri dhe jashtë saj. Kemi punuar për biznese në Itali, Belgjikë, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, si një studio ligjore në Romë, një biznes punimesh guri në Oksford dhe një grup në Nju Jork. Disa prej tyre i gjeni te projektet tona.

Si punojmë

  • Flisni drejtpërdrejt me personin që krijon dhe ndërton faqen tuaj, nga biseda e parë deri te publikimi.
  • Çdo faqe dizajnohet për biznesin tuaj. Nuk përdorim modele të gatshme.
  • Puna përcaktohet në ofertë përpara se të nisim: faqet, përmbajtja, funksionet, publikimi dhe dorëzimi.
  • E shihni dhe e miratoni faqen përpara publikimit. Pastaj e provojmë në telefon dhe kontrollojmë lidhjet dhe formularët.
  • Ju tregojmë si ta përditësoni vetë tekstet, fotot dhe produktet.

Gjuhët

Punojmë në shqip, anglisht dhe italisht. Kur një faqe duhet të jetë në disa gjuhë, çdo gjuhë ka versionin e plotë të faqes, jo vetëm një menu të përkthyer.

Çfarë shkruajmë në blog

Në blog u përgjigjemi pyetjeve që na bëjnë klientët: sa kushton një faqe interneti, si zgjidhet hostimi, si pranohen pagesat me kartë ose si regjistrohet një domen .al. Kur shkruajmë për rregulla, çmime ose të dhëna, vendosim lidhjen te burimi zyrtar. Çdo artikull tregon kur u publikua dhe kur u përditësua.

Ku jemi

Studio jonë është në Tiranë dhe punojmë edhe nga distanca me klientë jashtë Shqipërisë. Na shkruani te info@marketingon.al, në Instagram ose përmes formularit të kontaktit.

Le të flasim

Gati për të kaluar ON?

Na tregoni për biznesin tuaj dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh me një propozim të qartë.